I infektuar me COVID-19, i riu në Shqipëri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit

13.08.2020 09:55

I infektuar me COVID-19,  i riu në Shqipëri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia informon se një 29-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ora News duke iu referuar burimeve nga spitali informon se i riu kishte disa ditë që ishte shtruar në spital. Gjëndja e tij shëndetësore kishte pasur një lloj përmirësimi por se mund të jetë rënduar gjëndja psikologjike e tij. Mësohet se djali është nga rrethinat e Tiranës.

Njoftimi i policicë i plotë:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Oranews/.

x