IKSHPK-ja mohon se personi i arrestuar nga policia është laborant i saj

30.12.2020 19:57

IKSHPK-ja mohon se personi i arrestuar nga policia është laborant i saj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka mohuar se personi i arrestuar është laborant.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një laborant në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Mirëpo pas këtij njoftimi, ka reaguar IKSHPK-ja, duke thënë se personi i arrestuar nuk është laborant i tyre, por që ka qenë i punësuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit.

“Pa paragjykuar procesin e hetimeve në këtë rast, IKSHPK ofron mbështetje të plotë zbatimit të ligjit si dhe mbetet si gjithmonë e përkushtuar për të punuar në mënyrën sa më profesionale të mundur. Ky rast nuk mundet në asnjë mënyrë të zbeh punën kolosale të personelit të IKSHPK në luftimin e pandemisë me COVID-19 gjatë gjithë vitit 2020”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e IKSHPK-së.

Reagimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

NJOFTIM PËR MEDIA

IKSHPK njofton se personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në ambientet e punës të IKSHPK-ës në dyshimin për kryerje të veprës penale të korrupsionit, nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së.

Personi i arrestuar ka qenë duke punuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit me afat të caktuar në IKSHPK i kontraktuar si pjesë e projektit të Bankës Botërore për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës në përballje me pandeminë COVID 19.

Pa paragjykuar procesin e hetimeve në këtë rast, IKSHPK ofron mbështetje të plotë zbatimit të ligjit si dhe mbetet si gjithmonë e përkushtuar për të punuar në mënyrën sa më profesionale të mundur.

Ky rast nuk mundet në asnjë mënyrë të zbeh punën kolosale të personelit të IKSHPK në luftimin e pandemisë me COVID-19 gjatë gjithë vitit 2020.

x