IKShPK: Varianti ”Delta” po përhapet me shpejtësi, vaksinimi shpresë

20.08.2021 18:03

IKShPK: Varianti ”Delta” po përhapet me shpejtësi, vaksinimi shpresë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se varianti Delta i COVID-19 po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së, virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është Vaksinimi!”, thuhet ndër të tjera në apelin e fundit të IKSHPK-së:

Andaj për hir të shëndetit tuaj!

Ju lutemi!

➡️ Vaksinohuni!

x