Imri Ahmeti flet për konfiskimin e drogës në Lipjan, akuzon edhe shtetin e Kosovës (VIDEO)

05.06.2021 20:59

Imri Ahmeti flet për konfiskimin e drogës në Lipjan, akuzon edhe shtetin e Kosovës (VIDEO)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar ashpër për konfiskimin e 400 kilogramëve drogë në komunën e Lipjanit, shkruan Portali.info.

Ahmeti ka thënë se droga do duhej të ndalej në doganë e jo të vjen deri në Lipjan.

“Nuk jam ndjerë mirë, është shndërruar në batute, por athua a nuk ka mundur të ndalët në doganë të Kosovës ose Shqipërisë, të gjitha informacionet flasin se shërbimet e kanë përcjellë, dhe kanë mund me ndalë, kanë pas mundësi mos me leju fare me ardhë. Se cila ka qen prapaskena nuk e kam idenë, por unë mendoj se qytetarët ë Lipjanit nuk duhet të fajësohen e as të etiketohen, as me batuta, është diçka jashtë dëshirës, dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Ahmeti në ‘Përtej Tregimit’ në Kanal10.

x