Infektime të shumta me Covid-19, shtyhet ndeshja e Bundesligës

11.03.2022 16:11

Infektime të shumta me Covid-19, shtyhet ndeshja e Bundesligës

Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz, e vlefshme për raundin e 26-të të Bundesligës, që ishte planifikuar për t’u luajtur të shtunën në orën 15:30 është shtyrë.

Shkak i këtij vendimi është bërë numri i lartë i të infektuarve me Covid-19 te skuadra e Mainz.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga Liga e Futbollit Gjerman (DFL). Ende nuk dihet se kur do të luhet kjo sfidë, ndërsa takimi i Mainz me Borussia Dortmund javën e kaluar nuk u zhvillua për të njëjtën arsye.

x