Interi arrin marrëveshje personale me Zapatan, tani duhet bindur Atalanta

14.08.2021 09:30

Interi arrin marrëveshje personale me Zapatan, tani duhet bindur Atalanta

Jo vetëm Edin Dzeko, edhe një sulmues tjetër do t’i bashkohet Interit pas largimit të Romelu Lukakus.

Kampioni në fuqi i Italisë pritet ta transferojë edhe sulmuesin kolumbian, Duvan Zupata.

30-vjeçari ka disa sezone që shkëlqen në Serie A me fanellën e Atalantës dhe është dëshira e madhe e trajnerit Simone Inzaghi për repartin ofensivë.

Zapata edicionin e fundit ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë në 49 ndeshje zyrtare me Atalantën.

Mediat italiane kanë raportuar se Interi ka arritur një marrëveshje personale me lojtarin i cili është i gatshëm të transferohet në Giuseppe Meazza.

Bëhet fjalë për një kontratë tri vjeçare ku sulmuesin do ta pres një pagë e dyfishuar nga ajo që fiton te Atalanta prej 1.7 milion eurove në sezon.

Ndërkohë tani duhet gjetur një marrëveshje me Atalantën, që vazhdon të insistojë në 40 milionë euro për ta lënë të lirë yllin  e tyre.

Neroazzurët nuk janë në gjendje të paguajnë më shumë se 30 milionë për lojtarin, derisa bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. 

x