Interi po bën gati një super dhuratë për Conten nga Anglia

16.04.2021 18:55

Interi po bën gati një super dhuratë për Conten nga Anglia

Interi një moment fantastik, teksa është pranë titullit nën drejtimin e Antonio Contes. Zikaltrit duan të paraqiten sa më mirë në Champions League dhe strategu nga Lecce ka nevojë për një kontingjent lojtarësh sa më të pasur.

Një dëshirë e vjetër është Emerson Palmieri, pjesë e Chelsea prej janarit të vitit 2018. 26-vjeçari i linjës së majtë, nuk ia ka dalë të bindë as Lampard dhe as Tuchel, numëron vetëm 89 minuta aktivizim këtë sezon në Premier League dhe po pret fundin e sezonit për t’u larguar nga “Blutë e Londrës”.

Transferimin tek Interi do e mirëpriste me kënaqësi dhe drejtuesit e klubit italian kanë nisur nga puna për përgatitjen e një ofertë që do bindte homologët anglezë për të lënë të lirë italo-brazilianin.

x