Interi tenton goditjen e madhe, ofron para dhe një futbollist për Thomas Partey

12.09.2020 17:01

Interi tenton goditjen e madhe, ofron para dhe një futbollist për Thomas Partey

Interi është duke synuar ta përforcojë mesfushën për edicionin e ri.

Pasi po hasin në vështirësi për të nënshkruar me N’Golo Kanten, Interi është duke ndjekur ganezin Thomas Partey.

Mesfushori defensivë i Atletico Madrid ka bërë me dije se dëshiron largimin nga Wanda Metropolitano.

Arsenali prej kohësh po e kërkon lojtarin, por ende nuk ka gjetur një marrëveshje me Atletico Madridin.

Ndërkohë sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, Interi ka përgatitur një ofertë të mirë për ganezin.

Neroazzurët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro si dhe shërbimet e kroatit Ivan Perisic për ta transferuar Thomas Partey në Serie A.

Reprezentuesi kroat Ivan Perisic është një nga lojtarët që i pëlqen trajnerit Diego Simeone dhe ky transferim është shumë lehtë i arritshëm për Interin.

Por tani klubit italian i duhet ta bind lojtarin me një pagë të majme, më të mirë se sa i ofron Arsenali.

x