Ish-ministri Hasani-Vetëvendosjes: Inspektorët serb ende paguhen pa punuar, e keni fuqinë politike t’i largoni

18.04.2021 13:52

Ish-ministri Hasani-Vetëvendosjes: Inspektorët serb ende paguhen pa punuar, e keni fuqinë politike t’i largoni

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka publikuar një dokument përmes së cilit tregon pyetjen që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i kishte drejtuar atij sa ishte në ministri.

 
Në pyetjen e tij, Zyba kishte kërkuar informacion në lidhje me inspektorët serb në Mitrovicë të Veriut, të cilët paguhen pa punuar fare sipas marrëveshjes në Bruksel.

Hasani tha se po e publikon këtë pyetje, për t’ia përkujtuar Vetëvendosjes se ata ende janë në punë.

Postimi i plotë:

Derisa po i shfletoja disa dokumente në shtëpi, rastësisht më zuri syri një letër në të cilën ishte një pyetje parlamentare që më ishte drejtuar nga deputeti Salih Zyba rreth inspektorëve serb në Mitrovicën Veriore.

Si rrjedhojë e një marrëveshjeje në Bruksel rreth 300 zyrtar serb paguhen nga institucionet e Kosovës pa punuar fare. 25 prej tyre në MTI.

Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë.

Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?.

x