Ish-ministri Zemaj: MSH ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë

19.01.2022 16:49

Ish-ministri Zemaj: MSH ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë Covid-19.

Ai deklaroi se tash e tre muaj nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.Zemaj theksoi se ky virus mund të luftohet vetëm me veprime konkrete.

“Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë. Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre. Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ndryshe sot janë konfirmuar edhe 2 mijë e 50 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

x