“Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin”, babai i tij tregon incidentin nga aeroporti i Prishtinës

14.09.2020 19:54

“Ismajlin kishin planifikuar ta arrestonin”, babai i tij tregon incidentin nga aeroporti i Prishtinës

Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Spezia-s Ardian Ismajli ka zbuluar në rrjetet sociale se të birin kanë tentuar ta arrestojnë në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset drejt Italisë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës.

Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falënderimet e panumërta i takojnë vetëm te madhit Allah qe çdo sprovë qe na sprovon e ka vetëm për të mirën tonë. Falënderimet e panumërta i takojnë vetëm të madhit Allah që është i gjithëmshirmi i gjithëdijshme për të mirat që na i dhuron.

Falënderimet e panumërta i takojnë të madhit Allah që na mbron nga kurthet e njerëzve të këqinj.

E neë veçanti që na ndihmoi të shkojë Ardiani për Itali që të kryejë testet mjekësore nga njerëz që nuk ja dojnë të mirën këtij vendi nga njerëz që kishin planifikuar t’i shkatërronin karrierën falë Zoti na beri te jem gjakëftoftë sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetëm e vetëm që të mos ta lejonin fluturimin nga aeroporti i Prishtinës.

Kure panë që nuk po biem në kurthin e tyre na urdhëruan që të largohemi nga aeroporti dhe te shkojmë në aeroportin e Tiranes me pretekstin sepse ju luani për Shqiprinë.

Zot na mbrojti nga këta fanatik mbroje edhe popullin në përgjithësi. Ardian ty të urojmë suksese dhe realizimin e ëndrrave që më shumë sakrificë i ke kthyer në realitet.

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren...

Posted by Ilmi Ismajli on Monday, 14 September 2020

x