Ja pse 'Përtej Tregimit’ ka ndryshuar përkohësishtë orarin e transmetimit në Kanal 10

30.01.2021 15:35

Ja pse 'Përtej Tregimit’ ka ndryshuar përkohësishtë orarin e transmetimit në Kanal 10

Për shkak të shtimit të emisioneve në kohë fushate për zgjedhjet e 14 shkurtit emisioni ’Përtej Tregimit' ka ndryshuar terminin e transmetimit për dy orë më herët.

Sonte emisioni do të transmetohet në ora 18:10 në Kanal10.

Sonte në Përtej Tregimit me moderatore Valentina Ahmeti mund të njiheni me hasianët e dëshpëruar për mënyrën e jetesës që ata bëjnë për më shumë se 20 vite, shkruan Portali.info.

Mungesa e tensionit të rrymës, ujit, kanalizimit rrugëve të asfaltuara i ka bind disa prej hasianëve të mos votojnë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Çka kërkojnë ata nga Qeveria e ardhshme?

Këto dhe shumë detaje të tjera ndiqeni sonte në Kanal 10 në ora 18:10./PORTALI.info/

x