Jakup Krasniqi në Gjykatën Speciale: Nuk jam mysliman e as katolik, jam shqiptar (VIDEO)

09.11.2020 11:33

Jakup Krasniqi në Gjykatën Speciale: Nuk jam mysliman e as katolik, jam shqiptar (VIDEO)

Jakup Krasniqi është paraqitur para Gjykatës Speciale.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se në aktakuzë Ushtria Çlirimtare e Kosovës është duke u quajtur si “organizatë e përbashkët kriminale”.

“Dua të theksoj se kurrë në jetën time nuk e kam trajtuar dikë as kaq sa më trajtuar ju nga burgu deri këtu. Këtë ua garantoj, ne kemi luftuar kundër regjimit serb, unë kam luftuar politikisht regjimin serb”, ka thënë Krasniqi, transmeton Portali.info.

Ai ka thënë se në aktakuzë, prokuroria i ka ndarë shqiptarët në mysliman e katolik.

“Në aktakuzë jeni munduar të ndani shqiptarët në mysliman e katolik, unë nuk jam as mysliman as katolik por jam shqiptar dhe kjo çfarë keni pretenduar është fyese për mua dhe popullin tim”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i përlotur ka thënë se popullit shqiptar i janë bërë shumë padrejtësi, por ka thënë se edhe këtë gjykatë do ta mbajë, duke u referuar në thënien popullore se "njeriu është më i fortë se guri"./PORTALI.info


x