“Ju lutem me gjithë shpirt”, Armend Zemaj bën thirrje për vaksinim

13.08.2021 16:10

“Ju lutem me gjithë shpirt”, Armend Zemaj bën thirrje për vaksinim

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

Ai ka thënë që është alarmante që vetëm  sot në Kosovë janë shënuar 1.128 raste të reja me koronavirus si dhe tri raste të vdekjes.

Zemaj shtoi se situtata me koronavirus në Kosovë është alarmante.

Postimi i plotë.

Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!

Qytetarë të dashur,

Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.

x