Juventus regjistron fitoren e dytë me radhë, triumfon ndaj Sampdorias

26.09.2021 14:44

Juventus regjistron fitoren e dytë me radhë, triumfon ndaj Sampdorias

Juventus ka shënuar fitore ndaj Sampdorias me rezultat 3-2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë të Serie A.

 
Sfidën e zhbllokoi Paulo Dybala i cili realizoi një gol të bukur në minutën 10-të, gjersa në minutën e 43-të vendasit dyfishuan epërsinë përmes Bonuccit i cili shënoi nga pika e penalltisë.

Një minutë më vonë, mysafirët e ngushtuan epërsinë, nëpërmjet Maya Yoshidas i cili realizoi 2-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi sërish dyfishoi epërsinë nëpërmjet Locatellit i cili realizoi golin e tij të parë me ‘biankonerët’, në minutën e 57-të, gjersa mysafirët përsëri ngushtuan rezultatin nëpërmjet Candrevas në minutën e 83-të por që nuk mjaftoi për t’i sjellur ndonjë pikë skuadrës së tij.

Juventusi kështu regjistron fitoren e dytë me radhë, tani duke mbledhur tetë pikë pas gjashtë xhirosh, me nga dy fitore, dy barazime e dy humbje, gjersa Sampdoria mbetet me pesë pikë në pozitën e 13-të.

x