Juventusi konsideron transferimin e Lacazettes

17.09.2021 08:31

Juventusi konsideron transferimin e Lacazettes

Klubi italian, Juventusi thuhet se e ka vendosur sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, në listën e dëshirave.

Sulmuesi i Topçinjve ka luajtur vetëm 32 minuta këtë vit pasi nuk është më pjesë bazike e formacionit të trajnerit Mikel Arteta.

Lacazette gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë ai bëhet lojtar i lirë.

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi po konsideron një ndjekje të sulmuesit të Arsenalit, në afatin e janarit.

Klubi i Torinos gjithashtu mund të zgjedhë të presë derisa ai të bëhet lojtar i lirë në qershor, edhe pse pas një fillimi të ngadaltë të sezonit në Serie A, Juve mund të dëshirojë të godasë më herët.

Në rast transferimi në janar atëherë klubi italian do të duhet të paguajë rreth 15 milionë euro.

x