Kaq persona kanë të drejtë vote nesër

16.10.2021 17:08

Kaq persona kanë të drejtë vote nesër

Në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që KQZ pranon të dhënat nga Regjistri Civil, atëherë votuesve u përcaktohet qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Teksa ndryshimin e qendrës së votimit qytetarët mund ta bëjnë brenda afateve të caktuara.

x