Këngëtarja serbe dha 10 mijë euro për të bërë versionin serb të këngës shqipe të Ronela Hajatit?

24.05.2022 17:18

Këngëtarja serbe dha 10 mijë euro për të bërë versionin serb të këngës shqipe të Ronela Hajatit?

Këngëtarja, Ronela Hajati, para një viti ka publikuar këngën "Leje".

Ndërsa kjo këngë tani është publikur edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairoviq.

Sipas mediave serbe kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”.

E kjo këngë numëron shtatë milion shikime në platformën “Youtube”, ku ndër tjerash  thuhet se kjo këngë nuk është vjedhur por është paguar, duke rënë dakord mes dy palëve.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.

x