Kim Kardashian harron maskën mbrojtëse gjatë daljes në publik, përdor xhaketën në vend të saj

27.03.2021 19:29

Kim Kardashian harron maskën mbrojtëse gjatë daljes në publik, përdor xhaketën në vend të saj

Kim Kardashian është ndër personazhet më të popullarizuar në mbarë botën.

Pothuajse çdo lëvizje e saj komentohet në faqet rozë, sidomos krisjet që po përjeton në marrëdhënien me Kanye West, shkruan Daily Mail.

40-vjeçarja ndërkohë duket se po e merr me sportivitet ndarjen, duke dalë në mënyrë të vazhdueshme.

Kardashian është parë në Los Angeles, derisa padyshim që mori vëmendje me tiparet e bujshme trupore.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishte se Kim kishte harruar maskën mbrojtëse, në mes të pandemisë globale.

Në mungesë të saj, bukuroshja kishte vendosur xhaketën tek fytyra, derisa mbërriti tek makina luksoze.


Ndërkaq, është raportuar se në këtë kohë familja e saj kanë rregulla strikte, pasi nuk pranojnë mysafir nëse nuk kanë me vete testin negative për COVID-19. 

x