Kim Kardashian mahnit me figurën trupore në pozat me bikini

03.08.2021 10:31

Kim Kardashian mahnit me figurën trupore në pozat me bikini

Kim Kardashian ka treguar linjat e famshme trupore në një palë bikini të zeza.

Ylli 40 vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians”, e cila së fundmi u ribashkua me Kanye West për albumin “Donda”, ka qenë më e zëshme përfshirë edhe divorcin me bashkëshortin.

Në disa fotografi të reja që tregojnë fizikun e Kim nga para dhe mbrapa, superylli nuk ka hezituar të shfaqet e qeshur edhe para kamerës.

Fansat i pëlqyen këto imazhe në masë të madhe dhe njëri prej tyre shkroi: “As zjarri nuk është më i nxehtë se ti”.

Kim kurrë nuk ka qenë e turpshme të postojë fotografi të figurës së saj të jashtëzakonshme, por miliarderja ka shtuar përmbajtjen në bikini kohët e fundit në prag të divorcit me Kanye.

Ylli televiziv, i cili bëri kërkesë për divorc nga burri i saj Kanye në fillim të këtij viti, u ribashkua me të muajin e kaluar dhe të dy duket se ishin në marrëdhënie të mira.

Albumi i dhjetë i ardhshëm i West do të përfshijë gjithashtu edhe martesën me Kardashian.

Ky album pritet të publikohet i plotë më 5 gusht.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

x