Kim Kardashian merr mbrojtje pasi një burrë përpiqet të futet në shtëpinë e saj

29.05.2021 16:18

Kim Kardashian merr mbrojtje pasi një burrë përpiqet të futet në shtëpinë e saj

Një person po e rrezikon jetën e Kim Kardashian.

 
Kim Kardashian po merr mbrojtje nga një burrë që ajo pretendon se po përpiqet të futet brenda shtëpisë së saj, që thotë se është i dashuruar me të dhe ai është i rrezikshëm.

Avokati i Kim, Shawn Holley, e vendosi rastin në gjykatë të premten dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm, për të mbrojtur Kim nga një 32 vjeçar, i quajtur Charles Peter Zelenoff, i cili pretendohet se e ka ngacmuar për muaj me radhë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, Kim pretendon se djali vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij për të pasur një marrëdhënie fizike me të dhe ai ka shumë postime shqetësuese në lidhje me përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj.

 
Në dokumente, Kim thotë se djali ka filmuar video jashtë kufijve të pronës së saj dhe ajo pretendon se ai po irritohet që nuk mund të hyjë brenda dhe thotë se ka frikë se si burri e kishte gjetur adresën e shtëpisë së saj, ngase ajo asnjëherë nuk e ka treguar atë.

Ajo thotë se djali është i rrezikshëm dhe ka dy dënime dhe thotë se po e përndjek.

Gjykatësi dha urdhrin e ndalimit të përkohshëm të Zelenoff, i cili duhet të qëndrojë larg saj në çdo kohë.

x