Kim Kardashian zbulon se ka kaluar koronavirusin bashkë me të birin

28.05.2021 18:48

Kim Kardashian zbulon se ka kaluar koronavirusin bashkë me të birin

Kim Kardashian foli hapur në lidhje me luftën e familjes së saj me koronavirusin të enjtën në “Keeping Up With the Kardashians”. Kim zbuloi se ajo dhe djali i saj, Saint kishin kaluar virusin në fund të vitit të kaluar.

Mediat spekuluan se Kim kishte rezultuar pozitive afërsisht 10 ditë pas festës së organizuar në një ishull privat për ditëlindjen e saj të 40-të. Asokohe festa e organizuar shkaktoi trazira mes situatës së vështirë të pandemisë. Megjithatë, ylli televiziv ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se askush nuk u infektua nga udhëtimi.

Ajo ka treguar se djali i saj ka qenë i pari që ka marrë virusin pasi një nxënës në klasën e tij kishte testuar pozitivisht për Covid-19. Kujtojmë që Kim ka pak muaj që i ka dhënë fund martesës gati 7 vjeçare me reperin Kanye West.

x