Kina ju kërkon bankave të mos mbështetin transaksionet në kriptomonedha

22.06.2021 16:26

Kina ju kërkon bankave të mos mbështetin transaksionet në kriptomonedha

Kina ka zgjeruar përpjekjet për të bllokuar dhe ndaluar përdorimin e kriptomonedhave duke ju kërkuar bankave dhe platformave të pagesave të mos mbështetin transaksionet në fjalë.

 
Urdhri vjen një ditë pasi vendi bllokoi operacionet e gërmimit të Bitcoin në provincën e Sichuan. Çmimi i bitcoin ra me më shumë se 10% ditën e Hënë por u stabilizua disi të Martën.

Vlera e kriptomonedhës ka rënë me 50% që prej rekordit të 63 mijë dollarëve në Prill. Të Hënën Banka Qendrore Kineze tha se kishte kërkuar nga disa banka dhe kompani pagesash të marrin masa kundër kriptomonedhave.

 
Atyre u është kërkuar të mos ofrojnë produkte dhe shërbime që mundësojnë transaksionet në kriptomonedha.

Platforma AliPay në pronësi të gjigantit Kinez Ant Group (Alibaba) do të aplikojë një sistem monitorimi që identifikon transaksionet e paligjshme në kriptomonedha.

 
65% e bitcoin të prodhuar vitin e kaluar erdhën nga gërmimi në Kinë. 

x