Kishte shumë vapë, pasagjerja del të “flladitet” në krahët e aeroplanit

04.09.2020 19:32

Kishte shumë vapë, pasagjerja del të “flladitet” në krahët e aeroplanit

Të gjithë e kemi provuar zhgënjimin e të qenit i mbërthyer në aeroplan, pak para përfundimit të udhëtimit, por megjithatë jemi të detyruar të presim ndërsa zgjidhet ndonjë problem teknik.

Por derisa mendja e shëndoshë na thotë të presim deri në hapjen zyrtare të derës, një pasagjer në Ukrainë me sa duket vendosi se veprimi më i mirë ishte hapja e daljes së urgjencës dhe shëtitja në krahun e aeroplanit, raporton CNN.

Në një video një minutëshe shfaqet një grua teksa shëtiste në krahët e aeroplanit gjersa ka lënë pa fjalë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil në Kiev, përpara se të thirret përsëri në bord nga ekuipazhi i aeroplanit

Pasagjerja e paidentifikuar, i cili po udhëtonte me një fluturim të Ukrainës International Airlines nga Antalia, Turqi për në kryeqytetin e Ukrainës me burrin dhe fëmijët e saj, thuhet se u dëgjua duke thënë se kishte “shumë vapë” dhe duhej të qetësohej.

Sipas një deklarate nga linja ajrore, siguria e aeroportit dhe policia morën pjesë në skenë, së bashku me mjekët, të cilët përcaktuan se gruaja “nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve”.

Ndryshe, zëdhënësit e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil nuk pranuan të komentonin rreth incidentit, i cili ndodhi më 31 gusht.

x