Kjo gjë i ndodhi për herë të parë Beatrixës

26.01.2022 19:12

Kjo gjë i ndodhi për herë të parë Beatrixës

Me postimin e bërë mbrëmë rreth daljes së saj nga Big Brother, Beatrix Ramosaj arriti afër 70 mijë pëlqime në postimin e ri në Instagram dhe më shumë se 13 mijë komente.

Kjo gjë i ndodhi për herë të parë në këtë rrjet social pas famës që arriti edhe nga ky format.

Beatrix u eliminua nga Big Brother javën e kaluar dhe dalja e saj u komentua shumë për faktin se çka do ndodhte jashtë pas romancës me Donaldin.

Ajo tha se ka nevojë ende për pak pushim dhe se do ta mbështesë Donaldin deri në fund.

x