Klitschko: Falemnderit Kosovë, pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

25.05.2022 22:50

Klitschko: Falemnderit Kosovë, pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

Kampioni botëror i boksit, Witalij Klitschko,  kryetar i Kiev-it ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, kështu duke përcjellur edhe një mesazh për shqiptarët e Kosovën.

Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij.  Ai ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Kryetari i Kiev-it ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainën si në aspektin ushtarak, ashtu edhe me ndihma humanitare.

”Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko.

Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite. Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i koncentruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.

x