Klopp “duartroket” Origin: Do të shndërrohet në legjendë të Liverpoolit

16.09.2021 20:23

Klopp “duartroket” Origin: Do të shndërrohet në legjendë të Liverpoolit

Pas një starti mjaft të mirë në kampionat, Liverpooli bëri të njëjtën gjë edh në Ligën e Kampionëve, ku triumfoi me shifrat 3-2 ndaj Milanit, në një ndeshje të dominuar totalisht nga ana e klubit anglez.

Tekniku Jurgen Klopp vlerësoi maksimalisht performancën e të tijve dhe nuk e pati të vështirë të zgjedhë më të mirin, pasi ishte belgu Divock Origi ai që spikati me lojën e tij te “the reds”.

“Divock është një djalë i shkëlqyer dhe nga tani e në dhjetë vitet e ardhshme, do të shohim që do të shndërrohet në një legjendë të Liverpoolit. Është vetëm 26 vjeç dhe është përmirësuar shumë, ndaj jam i bindur që e ardhmja do të jetë e ndritur për të”, deklaroi trajneri gjerman.

x