Klopp tregon admirimin për ‘të jashtëzakonshmin’ Haaland,“Është një lojtar shumë interesant”

22.08.2021 15:30

Klopp tregon admirimin për ‘të jashtëzakonshmin’ Haaland,“Është një lojtar shumë interesant”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Erling Haaland, duke pranuar se ai nuk mund të mos interesohet për atë që po arrin sulmuesi në klubin e tij të vjetër, Borussia Dortmund.

Haaland, 21 vjeç, filloi sezonin 2021/22 të Bundesligës në mënyrë tipike bombastike, duke shënuar dy herë në ditën e parë të sezonit për të mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 5-2.

Ai krenohet me 62 gola të jashtëzakonshëm në 63 ndeshje për Dortmundin, një statistikë e çmendur që ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në botë.

Njëri nga të interesuarit e fundit është ish-trajneri i Dortmundit, Klopp, i cili ka thurë elozhe për sulmuesin norvegjez.

“Sigurisht që ekziston një rrezik me një talent kaq të jashtëzakonshëm. Djali është një forcë e natyrës”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Gjatë një festimi të golit ai goditi topin në tokë … Nuk isha i sigurt nëse kishte ndonjë gjurmë në tokë më vonë!”.

“Herët a vonë ai do të jetë në bisedën e klubeve të mëdha. Nuk e di nëse ky rast do të jetë vitin e ardhshëm”.

Kur u pyet nëse Liverpool do të ishte i interesuar për Haaland, Klopp tregoi simpati për sulmuesin.

“Ai është thjesht një lojtar shumë interesant. Më pëlqen shumë energjia që ai sjell në fushë. Por ai në përgjithësi do t’i përshtatet shumicës së ekipeve”, përfundoi gjermani.

x