Klubi i Romës publikon pamje nga atmosfera e krijuar nga italianët në Tiranë

Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.
Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.
Për atmosferën në kryeqytetin shqiptar po përkujdesen edhe tifozët e Romës.
Faqja zyrtare e klubit italian ka publikuar një video nga atmosfera e krijuar nga përkrahësit e tyre në Tiranë.
Kujtojmë se finalja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00.
Daje Roma pic.twitter.com/GRb9PWI6CL
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2022