Koeman: Do ishte më mirë nëse Suarez do nënshkruante me Juventusin në vend te Atleticos

02.02.2021 15:18

Koeman: Do ishte më mirë nëse Suarez do nënshkruante me Juventusin në vend te Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Luis Suarez që është duke shkëlqyer te rivali Atletico Madrid.

Uruguaiani u telefonua nga tekniku holandez duke u njoftuar se nuk është në planet e tij dhe duhet të largohet gjatë verës.

Suarez fillimisht ishte pranë kalimit te Juventusi, por problemi ishte te nënshtetësia italiane pasi u akuzua se ka mashtruar në testim dhe pas disa ditëve kompletoi kalimin te rivali Atletico.

Koeman ka pranuar se do ishte më mirë nëse Suarez do transferohej te Juventusi, mirëpo ka respekt për vendimin e tij.

“Jemi duke ndryshuar, sigurisht do ishte më mirë nëse Luis Suarez të nënshkruante me Juventusin në vend të Atletico Madridit sepse është në ligën spanjolle”.

“Por janë disa vendime që duhet t’i bëjmë, shumë të vështira, por shfaqin respekt për lojtarin dhe kjo është e rëndësishme. Dhe vazhdoj të pranoj atë që kemi bërë”, tha ai.

Luis Suarez është golashënuesi numër një në La Liga momentalisht me 14 gola, derisa Atletico është në kreun e tabelës me 50 pikë, 10 më shumë se pozita e dytë plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

x