Koeman: Skuadra është në rindërtim, mos prisni mrekulli për Ligën e Kampionëve

22.09.2021 13:46

Koeman: Skuadra është në rindërtim, mos prisni mrekulli për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Cadizit.

 
Katalunasit pas barazimit me Granadan, do kërkojnë pikët e plota ndaj Cadizit.

Sidoqoftë, Koeman nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, duke lexuar vetëm një komunikatë dhe pastaj u largua.

“Klubi është në rindërtim. Kjo merr kohë. Lojtarët e ri do bëhen yje brenda disa viteve. Siç ndodhi me Xavi dhe Iniesta. Merr kohë. Në Ligën e Kampionëve, nuk duhet të prisni mrekulli”.

“Procesi duhet të mbështetet. Jemi shumë të lumtur me mbështetjen e tifozëve për ndeshjen kundër Granadas”.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me tetë sosh.

x