Kolaj, PSHDK: Kam përvojën e duhur dhe një listë profesionale

16.09.2021 21:26

Kolaj, PSHDK: Kam përvojën e duhur dhe një listë profesionale

Kandidati i PSHDK-së për kryetar të Gjakovës, Ferdinand Kolaj ka thënë se kjo parti e ka listën më të mirë dhe profesionale, por edhe përvojën për të iu bërë ballë punëve të komunës.

“Ka ardhë koha që PSDHK ta ketë kandidatin e saj për kryetar të komunës, sepse PShDK ka një traditë 30 vjeçare, ka një kontribut të madh në shtetndërtimin e Kosovës”, tha fillimisht Kolaj në Prime Time të Kanal 10.

Tutje ai tha se lista e PShDK është e mirë dhe profesionale.

“Kemi përvojën politike dhe kemi një listë të mirë, profesioanle që do të jenë në ballë të punëve. Unë si kandidat kam përvojën e duhur dhe kemi kapacitet që Gjakovën ta cojmë tutje”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.

x