Komisioni i Venedikut do të japë opinion për Projektligjin për tubime publike

28.08.2020 10:17

Komisioni i Venedikut do të japë opinion për Projektligjin për tubime publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar kërkesën e Presidentit të Komisionit të Venedikut për të dhënë opinion për Projektligjin për tubimet publike.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë njoftuar se me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

“Duke vlerësuar se liria e tubimeve publike është një nga të drejtat themelore të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin vendor në fuqi, kryeministri e ka vlerësuar nevojën e opinionit nga Komisioni i Venedikut për këtë projektligj. Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

x