Kompeticion i ri, në qershor Italia do të sfidojë Argjentinën e Messit

28.09.2021 19:53

Kompeticion i ri, në qershor Italia do të sfidojë Argjentinën e Messit

Conmebol dhe UEFA ditëm e sotme kanë zyrtarizuar se qershorin e ardhshëm do të luhet ndeshja e parë zyrtare mes fitueses së Kupës së Amerikës, Argjentinës dhe fitueses së “Euro 2020”, Italisë.

“Organizimi i kësaj ndeshje bën pjesë e shtrirjes së bashkëpunimit mes Conmebol dhe UEFA-s, që përfshin veçanërisht kategoritë e futbollit të femrave, futsal dhe të rinjtë, shkëmbimin e arbitrave dhe programet e formimit teknik”, shkruhet në faqen zyrtare të Conmebol.

Mbetet vetëm për t’u përcaktuar vetëm vendi ku do të zhvillohet finalja e madhe ndërkontinentale.

x