Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

29.10.2021 19:31

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Policia ka konfiskuar disa arme ne Pejë dhe Deçan.

Me datë 28.10.2021, rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit3 në këtë veturë Policia ka hasur ne armë të cilat janë konfiskuar:

· 1 (një) arme automatike AK 47

· 1 (një) karikator i armës AK 47

· 1 (një) armë automatike e tipit Zig Zauer

· 1 (një) karikator i armës Zig Zauer

· 1 (një) dylbi e armës Zig Zauer

· 4 (katër) fishek të kalibrit 7.62mm

· 1 (një) sprej OC

3 (tre) personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit 2 (dy) nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.

Me datë 28.10.2021, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar ne rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:

· 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,

· 1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,

· 1 (një) Tytë e cal i panjohur

· 1 (një) dylbi e pushkës

· 1 (një) laser për armë

· 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm

· 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.

 

x