Konfiskohen dy armë zjarri në Veternik

01.09.2021 23:11

Konfiskohen dy armë zjarri në Veternik

Policia e Rajonit të Prishtinës, saktësisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë kanë konfiskuar dy armë zjarri në lagjen Veternik.

 
Konfiskimi është bërë pasi të njëjtit kanë ndaluar për kontroll rutinore një veturë të tipit ‘BMW’ dhe pas një kontrolle të detajuar që i është bërë dy personave që ishin në automjet, është arritur që në trupin e ngasësit dhe në automjet të gjenden dhe sekuestrohen dy armë dhe tre fishekë.

“I dyshuari;-F.K mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,është dërguar në stacionin policor jugu në Prishtinë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin për media.

x