Konflikt dhe të shtëna me armë, operatori i një televizioni goditet me karrige

11.10.2021 10:15

Konflikt dhe të shtëna me armë, operatori i një televizioni goditet me karrige

Disa banorë janë konfliktuar me sende të forta në afërsi te shkollës “Çajupi” në qendër të Tiranës.

Nga sherri janë dëmtuar 4 persona me sende të forta.

Dyshohet se njëri ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

 Sherri ka përshkallëzuar saqë një nga personat e përfshirë në konflikt i ka gjuajtur me karrige operatorin e një televizoni në vend. Edhe pse operatori i ka thënë se është në krye të detyrës, ai nuk e ka dëgjuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyre në kohë dhe kanë parandaluar përshkallzimin e konfliktit.

Është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy persona janë shoqëruar.

x