Kontrollohet cilësia e armaturës, kthehen prapa disa ngarkesa për jokualitet

16.06.2021 16:40

Kontrollohet cilësia e armaturës, kthehen prapa disa ngarkesa për jokualitet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut me qëllim të ngritjes së sigurisë së produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit dhe atë të konkurrencës.

Në koordinim me Doganën e Kosovës, më 3 qershor 2021, në pikën kufitare Vërmicë, inspektorët e tregut kanë marrë nga pesë mostra të produkteve ndërtimore “shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C”, nga tre importues të ndryshëm, të cilat janë testuar në laboratorin e akredituar.

Referuar raporteve nga laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo konformiteti sipas Standardit EN 10080, andaj Inspektorati i Tregut ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm pasi nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit për Produkte të Ndërtimit.

Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT.

Po ashtu, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar hyrjen në treg të 152 pajisjeve elektrike (shporet), që bartnin shenjën e konformitetit të Serbisë dhe nuk ishin në përputhje me legjislacionin në fuqi të Kosovë

x