Kosova as afër sigurimit të vaksinës, Rama: Shqipëria e gatshme t’i vaksinojë të gjithë mjekët kosovarë

25.03.2021 18:02

Kosova as afër sigurimit të vaksinës, Rama: Shqipëria e gatshme t’i vaksinojë të gjithë mjekët kosovarë

”Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë. Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë”.

 
Gjatë konferencës për mediat nga aeroporti i Rinasit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sërish thirrje për vaksinimin e të gjithë mantelbardhëve në Kosovë ndaj COVID-19.

Rama ka theksuar se duke filluar nga nesër ata [Shqipëria] marrin përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve shëndetësorë të Kosovës.

”Brenda pranverës së ardhshme ne duam që të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme pasi foshnjat nuk vaksinohen”.

 
”Ne duam që të gjithë së bashku të mbyllim këtë luftë”.

”Ne sot kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës, që ne jemi gati menjëherë që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 120 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë”.

”Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë”.

x