Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

11.10.2021 16:22

Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar numrin e vaksinave që qytetarët e Kosovës e kanë marrë që nga fillimi i procesit të vaksinimit.

Kështu, Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Postimi i plotë nga MSH:

“Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”.

 

x