“Kroos te Real Madrid është transferimi i shekullit”

08.12.2021 20:28

“Kroos te Real Madrid është transferimi i shekullit”

Toni Kroos mund të mbetet si një nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit.

Mesfushori gjerman ka fituar numër të madh trofesh në futboll, duke qenë një nga kontributdhënësit më të mëdhenj si me skuadër ashtu edhe me kombëtare.

Agjenti i lojtarit, Volke Struth, tregon se si presidenti i Real Madrid, Florentino Perez beson se kalimi i tij nga Bayern Munich te Real Madrid është lëvizja e shekullit.

“Ai është i jashtëzakonshëm, por mbetet njeri. Ai është person shumë i mirë, me një histori jete të jashtëzakonshme”, ka thënë agjenti për Perez.

“Ai më shpjegoi pse Toni Kroos është transferimi i shekullit për Real Madrid”, shtoi tutje Struth.

Florentino Perez duket t’ia ketë bërë të qartë gjermanit se transferimi i Kroos ishte më i madh sesa ai i Cristiano Ronaldo.

x