Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi ku të dyja palët janë të kënaqura

06.10.2021 18:47

Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi ku të dyja palët janë të kënaqura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez.

 
Kurti dhe Sanchez janë takuar gjatë ditës në Samitin e Brdo-s në Slloveni.

Sanchez me këtë rast e ka inkurajuar Kurtin, siç raporton Agenzia Nova, që të gjendet rruga për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai madje i ka bërë thirrje që të gjendet zgjidhja në përputhje me ligjet ndërkombëtare me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët.

Tutje Sanchez ka theksuar se nuk e kanë bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor edhe pse aty ka qenë pjesëmarrëse Kosova.

“Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opinionin tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende?”, raportohet të ketë thënë ai.

x