Kurti njofton se Kosova ishte ajo që kërkoi rrymë nga Shqipëria për festat e fundvitit

29.12.2021 14:12

Kurti njofton se Kosova ishte ajo që kërkoi rrymë nga Shqipëria për festat e fundvitit

Ndihmën e Shqipërisë për furnizim me energji elektrike në Kosovë për datat 31 dhjetor dhe 1 janar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar si të veçantë.

Ai ka thënë se Kosova do të ketë mundësi të ndihmojë Shqipërinë me energji gjatë verës në rast nevoje.

“Ne e falënderojmë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Edi Ramën për mbështetjen, ministrja jonë e Ekonomisë, zonja Artanë Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Republikës së Shqipërisë për shkak se ne jemi komplementarë, ne kemi termocentrale ata kanë hidrocentrale, ne kemi qymyr ata kanë ujë, dhe bëhet fjalë për dy ditë, dhe ndonëse janë dy ditë janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të mot moteve dhe më pastaj edhe ne do të kemi mundësi që të ndihmojmë në rast nevoje në verën e vitit të ardhshëm. Por kjo ndihmë është një çikë e veçantë sepse është ndihmë në kushtet kur as Shqipëria vet nuk e ka punët mirë, pra edhe Shqipëria nuk ka ndonjë bollëk që të na ndihmojë neve por në kushtet dhe vështirësitë e saj ka shprehur gatishmëri që natyrisht është për tu falënderuar dhe vlerësuar”, ka thënë Kurti në konferencën e fundit për këtë vit.

x