Kurti uron Amerikën: SHBA-të janë aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

04.07.2021 11:41

Kurti uron Amerikën: SHBA-të janë aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në urimin e tij Kurti tha se SHBA-të mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.

Poashtu në nder të Ditës së Pavarësisë së Amerikës në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan.

Postimi i plotë i Kurtit:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
Gëzuar 4 Korrikun!.

x