Kusari: Bashkë me VV-në, fuqishëm për Gjakovën

17.09.2021 00:11

Kusari: Bashkë me VV-në, fuqishëm për Gjakovën

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se do ta mposht kryetarin aktual të Gjakovës, Ardian Gjinin në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Do e mposhtë Gjinin, sepse është një mundësi, dhe një projekt ideal për komunën e Gjakovës, realizimi i të gjitha atyre projekteve që munguan në mungesën e qeverisë, atëherë edhe pse nuk na mbështeti, kësaj radhë vijmë fuqishëm bashkë për Gjakovën, me Lëvizjen Vetëvendosje, për Gjakovën e zhvilluar, për kthimin e të rinjve ne aq sa kemi pas hapësire, dhe mbështetje kemi bërë, Gjakova është sot shtëpi e Jakova Innovation Center që ka fillu para se unë të vija, pra si ministre e Tregtisë, qendra Bone Vet është në Gjakovë, është parku Ali Podrimja që është kryer në kohën sa unë isha në Gjakovë, kemi hartën industriale, gjithashtu brendinë e Gjakovës, dhe vendosjen e Gjakovës në hartë ku e ka vendin, zemra , energjia dhe fokusi ynë është për Gjakovën”, tha Kusari Lila në Prime Time, në Kanal10.  

x