Ky është dollapi i rrobave më i madh në botë (VIDEO)

07.10.2020 18:47

Ky është dollapi i rrobave më i madh në botë (VIDEO)

Për femrat asnjëherë blerjet nuk janë të mjaftueshme.

E ndërkohë që dollapët ulërasin për pak hapësirë, mëngjëset bëhen më të vështira, pasi dalja nga shtëpia merr gjithmonë e më shumë kohë.

Por, nga ky  rast bën përjashtim  sipërmarrësja nga Teksas, Theresa Roemer, e cila ndërtoi dollapin fantastik prej tre katesh në shtëpinë e saj,  i cila të mahnit sapo e shikon.

“Kam pasur dollapë të bukur, pavarësisht nëse ishin 10 metra katrorë ose 3000 metra katrorë,”  tregon Roemer.

“Unë kam menduar gjithmonë se një dollap është reflektim i drejtpërdrejtë i secilit person, shumica e njerëzve mendojnë për një dollap si të shëmtuar, një vend për t’i futur gjërat, dhe unë jam krejt e kundërta.

Unë jam një besimtare i vendosur e asaj që nëse nuk e shoh, nuk do ta vesh”.

Ndiqni videon e mëposhtme dhe do të kuptoni se dollapi më i madh në botë ndodhet para syve tuaj:

x