Ky është plani i Lulëzim Kabashit për shëndetësinë në Prizren

28.09.2021 23:16

Ky është plani i Lulëzim Kabashit për shëndetësinë në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e AAK-së, Lulëzim Kabashi ka thënë se ka në plan që në gjashtë qendra të QMF-së të punojnë 24 orë, dhe që shërbimi të jetë sa më i shpejt i mundshëm.

“Planifikim im për shëndetësinë është, që në gjashtë qendrat e mëdha, e shtata do të jetë në qytet, në lagjen ‘Dardania”, duhet me pas QMF të cilat punojnë 24 orë, pse po them gjashtë qendra, Zhuri, Gjonaj, Romaja, Pirana , Reçani, dhe Korisha, janë qendra të mëdha në të cilat asnjë nga fshatrat përreth nuk është më larg se katër kilometra. Këto gjashtë qendra duhet të punojnë 24 orë me tri ndërrime, dhe do të jetë shërbimi më i shpejtë i mundëshëm për pacientin, qytetarin, ku secila nga këto qendra duhet ta këtë autoambulancën në gatishmëri”, tha Kabashi në Politiko./PORTALI.info/

x