La Liga vazhdon sot me duelet e radhës, vëmendja te përballja mes Getafes dhe Atletico Madridit

21.09.2021 09:16

La Liga vazhdon sot me duelet e radhës, vëmendja te përballja mes Getafes dhe Atletico Madridit

Sot nis xhiroja e gjashtë në La Ligën spanjolle.

Pas pesë xhirove të para, Real Madridi kryeson me 13 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Atletico Madridi e vendit të dytë, ndërsa Valencia dhe Real Sociedadi kanë nga 10 pikë.

Sonte do të fillojë xhiroja e gjashtë në La Liga ku në program janë tri duele interesante.

Kampioni aktual, Atletico Madrid do të përballet me Getafen në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje nga ora 19:30.

Duel ku madrilenët kërkojnë vetëm tre pikë në mënyrë që të mbesin në hap me kreun e tabelës.

Nga ora 22:00, Athletic Bilbao e pret në shtëpi Rayo Vallecanon, në të njëjtin orar Levante ballafaqohet me Celta Vigon.

x