Labinot Tahiri për fushatat politike: A ka virus sot apo nuk ka për politikanët?

03.02.2021 19:32

Labinot Tahiri për fushatat politike: A ka virus sot apo nuk ka për politikanët?

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas tubimeve të partive politike që po mbahen në Kosovë këto ditë, për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 14 shkurt.

Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se si mundeni me i dënu qytetarët e me i rrah për rregulla ndaj maskave, ndërsa sot thotë se mb ajnë fushatë si mos me pas ndodhë asgjë.

“A KA VIRUS SOT APO NUK KA PËR POLITIKANËT ??? Ma thoni?  Mos e shtini BISHTIN NDËR KËMBË FOLNIII?!  Po me “dhimbsen”disa artistë dhe do organizatorē që bënin foto me minsitra!!!”, thuhet në postimin e Labinot Tahirit.

“Ku janë disa kritikues të mi, ku thoshin se shëndeti i qytetarit është me rëndësi? Sot çka u ba, a nuk qenka në pyetje shëndeti i qytetarit a? A i keni marrë vaksinat a çka u ba tash??? Qysh mundeni me i denu qytetarët, dhe me i rraf qytetarët dajak për rregulla ndaj maskave, kurse tani mbani fushata si mos me pas ndodhur asgje?!!”, shtoi ai.

x