Lagjja e Spitalit dhe Mati 1 mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

03.05.2021 16:38

Lagjja e Spitalit dhe Mati 1 mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

Qytetarë të shumtë në Prishtinë po përballen me mungesë të furnizimit me ujë.

Nga Kompania KRU Prishtina kanë njoftuar se si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet, qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme.

“Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu pa ujë të pijshëm janë Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.

x